Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka pësuar humbje në shtëpi nga kampionia e Kosovës, Drita.
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-2, shkruan Gazetasheshi.com
Të parët kaluan në epërsi skuadra vendase me golin e Mendurim Hotit pas gabimit trashanik të Faton Malokut. Kurse dy gola për ‘bardhekaltërit’ i shënuan Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha.
Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i cili sipas të gjitha gjasave kjo ka qenë ndeshja e fundit e tij.
“Do të ulem të flas me presidentin e klubit, por sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë ndeshja ime e fundit me skuadrën e Feronikelit. Është një pauzë, mendoj që është më mirë të vije një trajner tjetër”, ka thënë Toverlani për ‘Klan Kosova’