Afërim Tovërlani është shprehur mjaftë i kënaqur me fitoren 2-1 të skuadrës së tij Feronikelit ndaj Llapit në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës.
Nikli ka vazhduar me këtë seri të fitoreve, duke qëndruar mbi llapjanët që tentuar të merrnin së paku një barazim.
Toverlani pas takimit tha se skuadra e tij do të ketë shumë punë për të bërë që të dalë në Evropë, mirëpo që ende kanë shanse.
“Nuk do të jetë e lehtë dalja në Evropë dhe ne do të luftojmë derisa matematika të na lejon, madje që më herët është dashur të kryejmë ndeshjen e sotme, por dështuam në disa raste të mira”, ka thënë ai për Super Sport Kosova.
“Në pjesën e dytë insistuam me shumë dhe mendojë që e merituam fitoren, pasi që dhamë gjithçka nga vetvetja”, përfundoi Tovërlani.
Feronikeli gjendet në pozitën e pestë me 43 pikë, nëntë më pak se lideri Drita. /Telegrafi/