Telegrafi

Afrim Sylaj emërohet Komandant i Stacionit policor në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kjo komunë tashmë ka Komandantin e ri të Stacionit Policor.

Në këtë pozitë është emëruar, Afrim Sylaj. I pari i komunës, Bali Muharremaj e ka uruar për postin e ri komandantin Sylaj.

“Kapiten Afrim Sylaj tashmë është Komandant i Stacionit Policor në Suharekë.

Sot e kam uruar për detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Siguria e qytetarëve është prioritet edhe i institucioneve komunale, prandaj angazhimi i përbashkët nuk do të mungoj”, ka shkruar Muharremaj. /Telegrafi/