Një djalë me nofkën “The Kiffness” është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale me videot që publikon.
Në fakt, ai ka 420 mijë ndjekës në Instagram ku publikon këngë me fjalët e njerëzve.
Së fundi, afrikano-jugori krijoi një këngë edhe me fjalët e aktorit Will Smith, i cili shkaktoi një incident në ceremoninë “Oscars”.
“Emrin e gruas sime mbaje larg gojës tënde”, ishin fjalët e Smith drejtuar Chris Rockut, i cili më pas edhe i dha një flakaresh komedianit amerikan.
Smith tashmë ndihet i penduar dhe ka dhënë dorëheqje prej akademisë së Oscarëve gjersa një çmim të tillë e fitoi në ceremoninë e fundit. /Telegrafi/