Site icon Telegrafi

OBSH-ja parasheh se çdo i pesti afrikan do të infektohet me coronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika do të shpëtojë pa viktima masive si pasojë e coronavirusit, për shkak se e ka popullatën e re dhe të shëndetshme, por pritet që të infektohet çdo i pesti banor.

Analiza e organizatës ndërkombëtare të shëndetit publik të Kombeve të Bashkuara, parashikon që më shumë se një e katërta e një miliardë afrikanëve, do të kontraktojnë coronavirusin SARS-CoV-2 brenda një viti, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se numri i vdekjeve nga COVID-19, mund të arrijë deri në 190,000 – dukshëm më pak sesa humbja e parashikuar e jetëve në Shtetet e Bashkuara dhe afërsisht në Evropë.

Derisa Afrika ka një popullsi prej rreth 1.2 miliardë njerëzish, Evropa është shtëpia e vetëm 700 milion individëve, ndërsa ka 700 milionë banorë më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Modeli matematik i OBSH-së studioi 47 kombe dhe pret që mbi një e pesta e afrikanëve, të kontraktojnë COVID-19, një shifër që arrin në rreth 264 milionë persona.

Nga këto infeksione, deri në 44 milionë do të tregojnë simptoma të COVID-19 dhe deri në 5.5 milionë, ka të ngjarë të pranohen në spital. Përafërsisht 140,000 njerëz do të tregojnë simptoma të rënda të COVID-19, kurse 89,000 do të sëmuren rëndë.

Rreth 150,000 jetë njerëzish do të humbnin, por kjo shifër mund të ishte deri në 190,000, thuhet në hulumtimet e deritanishme. /Telegrafi/

Exit mobile version