Telegrafi

Affleck nuk i lejon fëmijët të merren me aktrim në moshë të re

Fëmijët e Ben Affleckut nuk do të nisin karrierë në aktrim në moshë të re, pasi këtë nuk ua lejon babai i tyre.

Aktori ka deklaruar se nuk do t’i lejojë fëmijët e tij që të merren me aktrim, të paktën deri në moshën 18-vjeçare.

Lexo po ashtu Ben Affleck thotë se martesa dhe fëmijët e bënë njeri më të mirë

Ai ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, Violet, Seraphina dhe Samuel – transmeton TCH.

“Pasi të kenë mbushur 18 vjet mund të bëjnë ç’ të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë”, ka thënë ai.

Affleck e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të përballohet kur je i ri.