Site icon Telegrafi

Affleck në shënjestër të kritikave për tatuazhin e madh, për të cilin gënjeu se ishte i përkohshëm

(Foto: Getty Images/Twitter)

Ben Affleck është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të një tatuazhi të madh të një krijese mitologjike, e cila ia ka mbuluar gjithë shpinën.

Është fjala për tatuazhin, për të cilin aktori kishte thënë para disa vitesh se është e përkohshme.

(Foto: Twitter)

Për herë të parë, tatuazhi i Affleck ishte parë në vitin 2015, gjatë xhirimeve të filmit “Live by Night”. Një vit pas, ai kishte thënë se bëhej fjalë për një tatuazh të përkohshëm për nevojat e filmit.

“Në fakt, i kam disa tatuazhe, mirëpo gjithmonë përpiqem t’i bëj në vendet ku vërehen më pak”, kishte thënë aktori në vitin 2016.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për BEN AFFLECK

Mirëpo, duke parë këtë tatuazh të madh, duket se nuk është aspak ashtu, ndërsa thuhet se e ka vizatuar gjatë kohës kur ishte duke u ndarë nga Jennifer Garner, me të cilin ishte i martuar për 10 vjet.

(Foto: Getty Images)

Duke qenë se feniksi simbolizon rilindjen, pikërisht për këtë gjë, 45-vjeçari e kishte vizatuar tatuazhin e tij.

“Feniksi që ngritet nga hiri? Çfarë jam unë në këtë skenar? Hiri? Refuzoj të jem hiri”, kishte thënë Garner për Vanity Fair në lidhje me këtë vizatim trupor të ish-burrit të saj.

Në ndërkohë, fansat e aktorit në rrjetet sociale kanë bërë shaka nga më të ndryshmet duke e kritikuar vendimin e tij për këtë tatuazh.

https://twitter.com/RafiDAngelo/status/975400075949150208

“Herën tjetër kur të ndiheni të pikëlluar, kujtojani vetes se nuk jeni Ben Afflecku dhe nuk keni një tatuazh aq të madh e aq të tmerrshëm që është përqeshur globalisht, saqë iu është dashur të gënjeni se është e përkohshme”, ka shkruar një përdorues i Twitterit. /Telegrafi/

Exit mobile version