Site icon Telegrafi

Affleck dhe Garner më në fund shkurorëzohen edhe ligjërisht

Aktorët, dikur edhe çift i martuar, Ben Affleck dhe Jennifer Garner më në fund ranë dakord për një shkurorëzim, tre vjet pas martesës së tyre.

Ben përfundoi për të tretën herë në rehabilitim javën e kaluar dhe sapo u largua nga institucioni, ai pranoi të nënshkruante letrat.

Vitin e kaluar, Jennifer paraqiti një kërkesë zyrtare për ndarje ligjore, edhe pse ish i dashuri kishte ndryshuar shumë femra në jetë.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti më në fund ra dakord për kujdestarinë dhe financat të fëmijëve dhe se ajo ishte vendimtare në marrëdhënien e tyre.

Domethënë, të dy ata nuk kishin nënshkruar një kontratë paraprake dhe tani do të ndajnë të ardhurat që i fituan gjatë martesës 12-vjeçare, dhe sa i përket fëmijëve, menjëherë ranë dakord të jenë kujdestarë të përbashkët.

Gjykata do të finalizojë vendimin e shkurorëzimit sapo Ben të përfundojë rehabilitimin. /Telegrafi/

Exit mobile version