Ben Affleck dhe Matt Damon janë duke planifikuar të themelojnë një kompani prodhimi filmash të quajtur “Artists Equity”.
Ata deklaruan se vendosën të ndërmarrin këtë hap, sepse shërbimet e njohura të transmetimit refuzojnë t’i ndajnë paratë e fituara nga filmat e suksesshëm.
Kompania e tyre do të jetë e pavarur dhe deri më tani, aktorët e famshëm kanë mbledhur 100 milionë dollarë nga firma e investimeve RedBird Capital Partners.
“Skenarët, regjisorët, kineastët, montazherët dhe punëtorët e tjerë të filmit, për mendimin tim, janë të paguar shumë pak. Unë e di llojin e lirisë që dëshirojnë artistët dhe dua t’i ndihmoj ata”, citon NY Times fjalët e Affleck.
Affleck do të shërbejë si drejtor ekzekutiv, ndërsa Damon do të shërbejë si drejtor kreativ i kësaj kompanie.
Ndryshe, dy yjet hollivudiane janë bashkëpunëtorë qe tri dekada dhe kanë realizuar filma jashtëzakonisht të suksesshëm, bashkë edhe ndaras. /Telegrafi/