Telegrafi

Afërdita uron pavarësinë me foto provokuese me motrën, fshinë foton nga Instarami (Foto)

Afërdita Dreshaj prej pak kohësh ka marrë një periudhë pushimi në karrierën e saj duke qenë se nuk ka publikuar projekte muzikore.

Megjithatë, duket se po shijon në maksimum marrëdhënien e saj me partnerin Jakub Kindl. Ata janë bërë gati të pandarë, dy aventurierë të cilët kanë shëtitur në shumë vende të botës.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga bukuroshet shqiptare (Foto/Video)

Ditën e djeshme kudo është festuar pavarësia e SHBA-ve dhe Afërdita gjithashtu ka bërë një postim për t’iu bashkuar urimeve. Fjalët e saj kanë qenë shumë të thjeshta, edhe pse çfarë tërheq vëmendjen menjëherë është gjoksi i Afërditës. Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me motrën e saj dhe me siguri edhe ju, të parin që ju kanë parë sytë ka qenë gjoksi i Afërditës dhe ai i së motrës.

Edhe më parë është shkruar se këngëtarja ka bërë ndërhyrje në gjoks (edhe pse ende nuk e ka pranuar), pas krahasimit të fotove të saj të mëparshme me ato aktuale. Me këtë foto të Afërditës kush e ka mendjen te pavarësia? Megjithatë, këngëtarja duket se është penduar pasi fotoja është fshirë menjëherë nga llogaria e saj në Instagram.