Big Brother VIP Kosova ka bërë tashmë zyrtare datën e fillimit të spektaklit.
Është mësuar se më datë 5 dhjetor do të nisë aventura e personazheve VIP, që për 100 ditë do të ngujohen në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.
Teksa janë zbuluar tashmë disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit, duket se ka pasur nga ata që edhe e kanë refuzuar ftesën.
Telegrafi mëson se ish-missi Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar për të qenë pjesë edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Por ajo i ka thënë “Jo” ftesës së këtij spektakli, për shkak të një viti në ardhje me shumë angazhime profesionale dhe personale për të.
Përndryshe, jo-zyrtarisht Telegrafi ka mësuar emrat e tre banorëve të parë që pritet të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë në mesin e emrave të lakuar që do të jenë pjesë e edicionit të parë të BB VIP Kosova. /Telegrafi/