Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj zbulon datën e martesës

Bukuroshja Afërdita Dreshaj tash e disa muaj është e fejuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Dyshja në fjalë ka vite që janë së bashku dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Afërdita Dreshaj dhe i fejuari i saj, Jakub Kindl (Foto: Instagram)

Në vetëm pak muaj, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi vet Dreshaj përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha Bukuroshet Shqiptare

Afërdita ka shfaqur një imazh të të fejuarit të saj, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se edhe 84 ditë ai do të bëhet burri i saj.

E në 84 ditët e llogaritura, data e martesës i bie të jetë 29 qershor, me çka modelja ka zbuluar se vetëm dy muaj na ndajnë nga dasma e saj.

Ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera, si përshembull lokacioni ku do të zhvillohet martesa e tyre, megjithatë e rëndësishme është që çifti po bëjnë një tjetër hap të madh në jetën e tyre. /Telegrafi/

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram
Exit mobile version