Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka tash e sa kohë që nuk është më aktive në tregun muzikor.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Dreshaj ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë të fejuarit të saj, Jakub Kindl.
Ajo e ka shoqëruar imazhin me një ikonë zemre, duke treguar kështu për dashurinë e madhe që ndjen ndaj tij.
Dreshaj dhe Kindl u fejuan në dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa së shpejti edhe do të martohen.
Ata jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/