Telegrafi

Afërdita Dreshaj shtatzënë për herë të parë, ajo dhe Jakub presin djalë

Afëdita Dreshaj dhe Jakub Kindl (Foto: Instagram)

Jeta e modeles së njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, shpeshherë ka qenë e komentuar në faqet rozë.

Sidomos sa i përket lidhjeve të saj të dashurisë, ku para dy vitesh ajo u martua hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Dyshja përmes rrjete sociale kanë mbajtur të azhurnuar fansat sa i përket momenteve të lumtura, përfshirë edhe udhëtimet.

Por, në një postim të fundit, Afërdita Dreshaj ka dhënë lajmin e madh, pasi ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së parë.

Çifti i ishte nënshtruar trendin të njohur për të zbuluar gjininë përmes ngjyrave, kurse këta të fundit po presin djalë.

“Ne do të kemi një djalë, mars 2021” ka shkruar modelja në përshkrimin e imazhit.

Në po të njëjtin imazhe ata shihen të veshur plot stil, ndërsa nuk munguan as përqafimet pasi zbuluan gjininë e foshnjës. /Telegrafi/