Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin e saj.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, kanë zgjedhur Miamin për të kaluar disa ditë jo-produktive me njëri-tjetrin.
Disa nga çastet e këndshme që po shijon atje, Dreshaj nuk heziton që t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një imazh ku shfaqej bashkë me burrin e saj, teksa shijonin rrezet e diellit.
Në një tjetër, modelja ka zbuluar linjat perfekte në bikini, të cilat nuk ka hezituar asnjëherë që t’i ekspozojë.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për harmoninë mes tyre. /Telegrafi/