Telegrafi

Afërdita Dreshaj shfaq trupin e tonifikuar në palestër

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka kohë që nuk është aktive me ndonjë projekt muzikor.

Ajo prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i është kushtuar tërësisht jetës së saj private.

Megjithatë, për fansat e saj Dreshaj qëndron aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe dhe video nga jeta e saj e përditshme.

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Së fundmi, bukuroshja publikoi në InstaStory një fotografi nga palestra, ku shihet teksa vë në pah trupin e saj të tonifikuar.

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

Ajo është shumë e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, me çka ka arritur që në një kohë të shkurtër pas lindjes, ta rikthejë trupin e saj në top formë.

Afërdita dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar.

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja shqiptare mirëpriti në jetë një djalë, të cilin dyshja vendosën ta pagëzojnë me emrin Blue Sky. /Telegrafi/