Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri në tregun muzikor.
Ajo është shumë e përmbushur në jetën e saj private, pasi tash e një kohë ajo është në lidhje dashurie me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Se çdo gjë mes çiftit po shkon për mrekulli, këtë e vërtetojnë edhe pozat e tyre romantike në rrjetet sociale.
Një të tillë, Afërdita e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me të dashurin në pishinë, teksa shkëmbejnë puthje mes vete.
Ata duken vërtet të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që fansat e Afërditës presin së shpejti një rikthim të saj në muzikë. /Telegrafi/