Telegrafi

Afërdita Dreshaj pozon me veshje kombëtare

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, në qershor të këtij viti i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo u martua me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, në një dasmë të organizuar në Miami.

Fotografi nga martesa e Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl (Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram)

Afërdita ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja në muzikë, megjithatë vazhdon të jetë aktive për fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, modelja dhe këngëtarja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik me fotografin e njohur, Arta Korenica.

Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj, vjen me set të ri fotografik (Foto: Artan Korenica)

Këtë herë, ajo pozon me veshje tradicionale, duke marrë pamjen e një nuseje tipike shqiptare.

Afërdita Dreshaj pozon me veshje kombëtare (Foto: Artan Korenica)

Fotografitë e publikuara në rrjetin social; Instagram kanë marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Megjithëse është një nuse e martuar në Çeki, Afërdita duket se nuk i harron asnjëherë traditat dhe veshjet kombëtare shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Artan Korenica

 

Foto: Artan Korenica