Telegrafi

Afërdita Dreshaj me poza provokuese nga pushimet në Spanjë

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës.

Ajo është e shoqëruar nga partneri i saj, Jakub Kindl si dhe nga motra e saj, Jehona Dreshaj.

Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur këtë destinacion për të festuar përvjetorin e 37-të të lindjes.

Foto: Instagram

Ndërsa po argëtohet në masë të madhe, këngëtarja nuk ka munguar me disa fotografi në bikini.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Biondja ka vënë në fokus linjat trupore, gjersa është e rregullt vazhdimisht në palestër.

Foto: Instagram

E njëjta prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Afërdita ndërkaq ka kohë që është shkëputur nga karriera profesionale, si këngëtare ashtu edhe si modele. /Telegrafi/

Foto: Instagram