Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj ofendon sërish gazetarët (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka reaguar edhe më parë në ofendime ndaj gazetarëve.

Një gjë të tillë, ajo e ka bërë sërish së fundmi, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj shijuan nga afër ndeshjen Chelsea-Arsenal (Foto)

Dreshaj duket të jetë revoltuar tej mase me disa shkrime në media lidhur me raportet mes saj dhe reperit Lumi B.

Në reagimin e saj, ajo i quan gazetarët “të sëmurë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Sinqerisht gazetarë të ndjerë jeni të sëmurë. Sa për info tuaja me Lumin jemi “cousins”, apo as këtë nuk e kuptoni?”, ka shkruar Dreshaj në InstaStory, duke treguar që reperin e ka kushëri.

Ndryshe, modelja dhe këngëtarja ka kohë që nuk është parë në tregun shqiptar me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version