Telegrafi

Afërdita Dreshaj në vendin ku u xhirua “Home Alone” (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg.

Ajo bashkëjeton me të fejuarin e saj, Jakub Kindl, në ShBA, gjersa nuk ka bërë të ditur nëse do t’i rikthehet tregut muzikor.

Sido që të jetë, Dreshaj është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka treguar se ka vizituar një prej resorteve më luksoze të New Yorkut, në të cilin është xhiruar filmi i famshëm komik “Home Alone 2 (I vetëm në shtëpi 2)”.

Ajo ka shijuar një pije në “Hotel Plaza”, ndërsa duket e entuziazmuar që pati rastin ta shijojë në këtë vend.

“Duke pirë në vendin ku filmi im më i preferuar i të gjitha kohërave është filmuar… #homealone2“, ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotografisë së saj në Instagram. /Telegrafi/