Telegrafi

Afërdita Dreshaj në poza atraktive nga muaji i mjaltit

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, javën e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Çifti organizuan një dasmë private dhe shumë speciale në Miami të Floridas, ndërsa tani kanë nisur muajin e mjaltit.

Lexo po ashtu Tortë e valle me këngë shqipe, atmosfera e zjarrtë festive në dasmën e Afërdita Dreshajt

Afërdita ka qenë ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku ka treguar po shijon disa ditë të mira në krah të bashkëshortit.

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Dreshaj shfaqet mjaft atraktive në pishinë, teksa vë në pah të pasmet.

“Nëna natyrë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Në disa imazhe tjera të hedhura në InstaStory, modelja dhe këngëtarja shqiptare ka treguar se bashkë me burrin kanë shijuar edhe lëshimet në ‘zip line’.

Çifti po shijojnë muajin e mjaltit në një nga resortet më luksoze të Saint Lucias, në Karaibe. /Telegrafi/

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory

 

Foto: Afërdita Dreshaj/InstaStory