Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj javëve të fundit është kthyer në Shqipëri.
Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi nën shoqërinë e mikeshave të saj.
Dreshaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft ‘të nxehtë’ në llogarinë personale në Instagram.
Afërdita shfaqet atraktive pranë mikeshës saj, modeles Xhesika Berberi, teksa përçojnë mjaft intimitet.
“Së shpejti”, ka shkruar Dreshaj në mbishkrimin e fotografisë, duke ngritur dyshimet nëse kjo fotografi bën fjalë për ndonjë projekt të sajin më të ri. /Telegrafi/