Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj megjithëse nuk është produktive në muzikë, po rrëmben vëmendjen e medieve me ngjarjet në jetën private.
Fejesa e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl, bëri shumë bujë në rrjetet sociale.
Ajo është prej vitesh në lidhje me Jakubin, dhe së bashku jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, jo gjithmonë ata janë bashkë, dhe kjo shpesh mund të ndodhë edhe për shkak të angazhimeve të ndryshme të punës.
Së fundmi, ka qenë Afërdita ajo e cila ka bërë të ditur se ka disa ditë që po qëndron larg më të dashurit të saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Kindl, teksa shkruan në mbishkrimin e saj “Mezi pres të të takoj ty”.
Tutje, modelja ka treguar se do të takohet me të pas tre ditësh. /Telegrafi/