Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka konfirmuar datën e martesës së saj.
Bukuroshja shqiptare do t’i japë fund beqarisë më 29 qershor të këtij viti.
Konfirmimin e ka bërë vet këngëtarja në rrjetin social Facebook.
“Martesa po vjen, ruajeni datën 29 qershor 2018”, ka shkruar Afërdita.
Bukuroshja prej vitesh është e fejuar me hokeistin e famshëm çek.
Pavarësisht se këngëtarja ka pasur edhe afëra gjatë lidhjes së saj që herë shkoi mbarë e herë jo me çekun, dyshja duket se kanë vendosur të shkojnë përpara.
Vet Afërdita është distancuar nga të gjitha aktivitetet muzikore dhe i është përkushtuar jetës private.
Afërdita Dreshaj më parë ka qenë e fejuar me këngëtarin Shpat Kasapi, e ky i fundit asnjëherë nuk është ndalur së pranuari se e ka në zemër bukuroshen. /Telegrafi/