Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj ‘hyn’ në burg (Foto)

Modelja dhe këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Ajo i është përkushtuar tërësisht jetës së saj private, ndërsa është duke shijuar lidhjen disa vjeçare me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Së fundmi, ata të dy kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kanë vizituar burgun më famëkeq të botës.

Lexo po ashtu Afërdita, dedikim romantik të dashurit (Foto)

Ata kanë shkuar në Alcatraz, ku gjendet pikërisht edhe ky burg, i shndërruar tanimë në muze.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, imazhe nga qelitë e burgut, nga ku kanë ngelur të habitur, njëkohësisht të impresionuar nga pamjet që i janë servuar, si tunelet e gërmuara për ikje apo vendet e tmerrshme ku kanë fjetur. /Telegrafi/

Exit mobile version