Telegrafi

Afërdita Dreshaj emocionon me postimin e saj, e sëmurë kërkon të ëmën pranë edhe pse ndodhet larg (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur muajt e fundit në media.

Kjo për shkak se gjatë dhjetorit, Afërdita celebroi fejesën e saj me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Ajo mori një propozim tejet të veçantë për fejesë, duke bërë kështu të ditur se i ka thënë “Po” të fejuarit të saj.

Por viti 2018 duket se nuk ka nisur edhe aq mbarë për këngëtaren dhe modelen, e cila që në ditët e para është prekur nga një gjendje gripoze.

Ajo ka publikuar një fotografi shumë emocionuese në InstaStory, ku shfaqet një thënie: “S’ka rëndësi se sa e vjetër je, ti gjithmonë do ta kërkosh nënën tënde kur nuk ndihesh mirë”.

Ndërsa, sipër këtij imazhi ajo ka shkruar në një gjendje të tillë ndodhet tani.

Afërdita jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa familja e saj ndodhet në Evropë. /Telegrafi/