Telegrafi

Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj shijuan nga afër ndeshjen Chelsea-Arsenal (Foto)

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj së bashku me të dashurin e saj, këto ditë ka udhëtuar në Britaninë e Madhe.

Sot (e diel), ajo bashkë me hokeistin çek Jakub Kindl, kanë ndjekur nga afër ndeshjen Chelsea dhe Arsenalit.

Lexo po ashtu Granit Xhaka në fushë, Blero e fton për çaj (Foto)

Dyshja kanë publikuar fotografi në InstaStory nga tribuna e Stamford Bridge, ku edhe po zhvillohej ndeshja në derbin e javës së pestë në Ligën Premier.

Afërdita dhe i dashuri i saj Jakub Kindl shijuan nga afër sot ndeshjen e Chelsea me Arsenalin. Burimi i fotos: InstaStory

Ata dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa shijonin në maksimum ndeshjen, në të cilën luajtën edhe dy lojtarë shqiptarë: Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Afërdita dukej më e entuziasmuar që po shihte lojën, teksa në njërën prej fotografive ka shkruar “Kjo eksperiencë…”.

Ajo dhe Jakub ka tash e ca kohë që janë në lidhje, ndërsa Dreshaj ka qenë mjaft e shkëputur nga showbizi shqiptar këto kohë. /Telegrafi/

Një eksperiencë e bukur duket të ketë qenë kjo e sotmja për modelen dhe këngëtaren shqiptare Afërdita Dreshaj. Burmi i fotos: InstaStory