Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj së bashku me të dashurin e saj, këto ditë ka udhëtuar në Britaninë e Madhe.
Sot (e diel), ajo bashkë me hokeistin çek Jakub Kindl, kanë ndjekur nga afër ndeshjen Chelsea dhe Arsenalit.
Dyshja kanë publikuar fotografi në InstaStory nga tribuna e Stamford Bridge, ku edhe po zhvillohej ndeshja në derbin e javës së pestë në Ligën Premier.
Ata dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa shijonin në maksimum ndeshjen, në të cilën luajtën edhe dy lojtarë shqiptarë: Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.
Afërdita dukej më e entuziasmuar që po shihte lojën, teksa në njërën prej fotografive ka shkruar “Kjo eksperiencë…”.
Ajo dhe Jakub ka tash e ca kohë që janë në lidhje, ndërsa Dreshaj ka qenë mjaft e shkëputur nga showbizi shqiptar këto kohë. /Telegrafi/