Sot (e premte) në mbarë botën është festuar “Shën Valentini”, e njohur për shqiptarët si dita e të dashuruarve.
Çiftet nga mbarë bota kanë befasuar njëri-tjetrin me dhurata, duke i premtuar njëri-tjetrit dashurinë e përjetshme.
Një festë si kjo mori rëndësi të veçantë edhe për modelen dhe këngëtaren e njohur, Afërdita Dreshaj.
Kjo e fundit publikoi në rrjetet sociale disa fotografi, ku ndër të tjera i bënte një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, Jakub Kindl.
“Urime dita e të dashuruarve Shën Valentini i përjetshëm, të dua shumë”, shkroi Dreshaj në InstaStory.
Më pas, ajo publikoi edhe një tjetër fotografi në Instagram, ku shfaqej duke i dhuruar një puthje dashurisë së jetës së saj.
“Bëhu Shën Valentini im”, ishin fjalët e Afërditës në mbishkrimin e këtij imazhi të veçantë. /Telegrafi/