Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj tashmë është e fejuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ajo është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj, ndërsa jo rrallë herë vendosë të ndajë me fansat fotografi ku shfaqet krah më të dashurit të saj.
Ditë më parë, ajo bëri të ditur se kishte javë pa u takuar me të, teksa së fundmi janë ribashkuar sërish.
Afërdita ka publikuar një fotografi shumë të ëmbël të çiftit në rrjetin social Instagram, me rastin e ditëlindjes së Jakubit.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka shkruar një urime shumë të sinqertë atij.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. Jam shumë e lumtur të të quajë ty si dhëndrin tim. Përgjithmonë mbreti im” (sic.), kanë qenë fjalët e Dreshajt në Instagram. /Telegrafi/