Telegrafi

Afërdita Dreshaj me dedikim emocionues kujton gjyshen që e humbi (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej disa vitesh është larguar nga trevat shqiptare, dhe është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo jeton atje së bashku me të dashurin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl.

Afërdita Dreshaj prej vitesh është shpërngulur në SHBA, ku bashkëjeton me të dashurin e saj, Jakub Kindl (Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram)

Dreshaj është distancuar paksa nga karriera e saj muzikore këto vitet e fundit, ndërsa vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj është mjaft aktive në rrjetet sociale. (Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram)

Së fundmi, Dreshaj ka bërë të ditur se fatkeqësisht gjyshja e saj ka ndërruar jetë, ndërsa i ka dedikuar një shkrim emocionues në InstaStory.

“Ishte shumë e vështirë të të thoja lamtumirë. Ti gjithmonë e ke ditur dashurinë që kam pasur për ty. Ndoshta shpirti yt po prehet në paqe. Engjulli im. Gjyshja ime…” (sic.), ka shkruar Dreshaj në Instagram. /Telegrafi/