Site icon Telegrafi

Afërdita Dreshaj befasohet me lule nga bashkëshorti në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl Foto: Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është në prag të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl po presin djalë, gjë të cilën e kanë bërë të ditur muaj më parë.

Sidoqoftë kësaj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas modelja jo vetëm që uroi festën, por edhe pranoi dhuratë.

Foto: Instastory

Në Instagram Afërdita shpërndau pamja nga dhurata që i kishte bërë partneri, e që ishin një llojllojshmëri lulesh.

“Befasi nga bashkëshorti. Gjithmonë duke më bërë të lumtur”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Foto: Instastory

Aktivitet të madh ajo po tregon edhe me ushtrimet në palestër, të cilat nuk i ndali as gjatë shtatzënisë.

Përndryshe, Dreshaj njihet për fizikun e formësuar të saj, për të cilin kujdeset në maksimum. /Telegrafi/

Exit mobile version