Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka treguar së fundmi se është duke shijuar një udhëtim të këndshëm me të bashkëshortin e saj.
Ajo dhe burri i saj, Jakub Kindl, kanë vizituar Emiratet e Bashkuara Arabe.
Modelja ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi nga vizita e këndshme e realizuar në “Grand Mosque”, në Dubai.
Duke pozuar e mbuluar pranë burrit të saj, ajo duket mjaft e lumtur teksa ka shijuar kohë produktive me më të dashurin e saj.
Afërdita ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për publikun shqiptar, pasi ka preferuar të qëndrojë larg muzikës.
Ajo është zhvendosur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton dhe vepron pranë bashkëshortit të saj, i cili është hokeist i njohur çek. /Telegrafi/