Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl, dhe sipas mundësive vijnë herë pas here në Evropë, për t’i vizituar Çekinë dhe trevat shqiptare.
Dreshaj është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ajo u ka dhënë ndjekësve të saj në Instagram mundësinë që t’i parashtrojnë nga një pyetje në Instastory, të cilave më pas do t’u përgjigjej.
Një nga ndjekësit e kishte pyetur bukuroshen se cilat gjuhë do t’ua mësojë ajo në të ardhmen fëmijëve të saj, dhe Afërdita u përgjigj me minimumi tre prej tyre.
“Definitivisht: anglisht, shqip dhe çekisht, dhe çfarëdo tjetër që ata dëshirojnë”, ishte përgjigja e këngëtares Dreshaj.
Afërdita përndryshe javë më parë në një video-mesazh ekskluziv për Telegrafin, raportoi nga Detroidi për gjendjen aktuale të COVID-19, teksa u bënte thirrje fansave të saj shqiptarë që të kenë durim dhe të rrinë në shtëpi deri në një normalizim të situatës. /Telegrafi/