Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, tash e një vit është martuar me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.
Çifti po shijojnë më së miri martesën, teksa duket se së fundmi kanë vendosur që ta gëzojnë veten me shtëpi të re.
Këtë e ka bërë të ditur vet Afërdita, teksa ka hedhur në InstaStory një fotografi, ku shfaq çelësat e shtëpisë së re në dorën e saj.
“Po! Ne kemi shtëpi të re”, ka këngëtarja dhe modelja në mbishkrimin e fotografisë.
Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa vijnë shpesh në Shqipëri dhe Çeki, për të vizituar familjarët e tyre. /Telegrafi/