Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj, ka vendosur që ta inkuadrojë të dashurin në video-projektin e radhës.
Afërdita ka kohë që po shijon një romancë të mbarë me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Megjithatë, tash ka vendosur që ta zgjerojë nivelin e dashurisë me të, tash edhe në sferën e muzikës.
Sipas Prive, Afërdita e ka përfunduar këngën e re, teksa në videoklipin e saj të ri do ta ketë ta pranishëm edhe të dashurin. /Telegrafi/