Lidhja e Afërdita Dreshaj me Jakub Kindl duket se po shkon shumë mirë.
Pas disa ditëve të kaluara në trojet shqiptare, modelja dhe këngëtarja e njohur ka vendosur që disa ditë t’i kalojë me të dashurin e saj, transmeton Telegrafi.
Afërdita dhe Jakub kanë udhëtuar drejt Meksikës, përkatësisht në Cancun dhe sipas pamjeve të publikuara në “snapchat” çifti po kalojnë ditë të lumtura me njëri-tjetrin.
Ndryshe këngëtarja gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Shqipëri ka paralajmëruar se këtu ishte për punë dhe shumë shpejt do të kemi një projekt të ri muzikor nga ajo. /Telegrafi.