Site icon Telegrafi

Afera e impianteve të plehrave, Meta: Vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me aferën e impianteve të plehrave, të njohur si inceneratorët, pas denoncimeve të opozitës se janë përdorur firmat e disa pensionistëve, duke i falsifikuar ato, për të përfituar shuma parash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.

Sipas tij, koha nuk pret dhe shtoi se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit parandalon falemintimin e Shqipërisë.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, shkruan Meta në Facebook.

Meta ka postuar një video që shpjegon skemën e korrupsionit të përdorur për rastin në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version