Site icon Telegrafi

Afër ‘martesa’ Inter-Toure

Objektivi kryesor për mesfushën e Interit për merkaton e verës, pa dyshim që është emri i mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya Toure.

Skuadra zikaltër ka qenë e lidhur tash e disa vite me një transferim të mundshëm të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë, por kishin probleme me financa në atë kohë dhe tani është koha të shfrytëzojnë ardhjen e Suning Group.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca DiMarzio, drejtuesit e Interit këto ditë do të kenë një kontakt me agjentin e Yaya Toure, ku do t’i propozojnë një kontratë me rrogë më të vogël sesa ajo që Toure merr  tek City, mirëpo me disa bonuse që mund ta rrisin atë.

“Shpresoj se në dy javët e ardhshme do të ketë diçka të re për Yayan. Të gjithë e dinë se çfarë vlerësimi ka Mancini për të dhe çfarë është lidhja midis tyre”, tha agjenti i tij Dimitri Seluk në një intervistë të dhënë për Corriere dello Sport, raporton DiMarzio. /Telegrafi/

Exit mobile version