Telegrafi

Afër Londrës zbulohen rezerva të reja të naftës

Kompania britanike e energjisë, UK Oil and Gas Investments (UKOG), njoftoi se kanë zbuluar një rezervë e cila mund të arrijë në një kapacitet total 100 miliardë fuçi në afërsi të aeroportit “Gatwick” në Londër.

Kompania në një deklaratë për BBC theksoi se si pasojë e shpimeve të nisura vitin e kaluar në fushën Horse Hill kanë arritur të zbulojnë një rezervë me mesatare prej 158 milionë fuçi në një zonë afërsisht 1 milje katror.

Kompania UKOG thekson se eksplorimi i deritanishëm është vetëm një pjesë e vogël e rezervave të mëdha të cilat mund të arrijnë me një kapacitet prej 100 miliardë fuçi në total.

Stephen Sanderson një nga drejtuesit e lartë të UKOG në lidhje me deklaratën e bërë në faqen zyrtare të kompanisë duke kujtuar se shpimet e para në rajon janë bërë që para 30 vjetësh ai theksoi se me zhvillimin e teknologjisë është bërë e mundur zbulimi i potencialit në rajon, njofton aa. Sanderson i cili thekson më tej se zbulimi është shumë i rëndësishëm ai ka vlerësuar se: “Besojmë se zbulimi në rajonin Horse Hill është një rezervë e potencialit në standardet botërore”.

Ekspertët kanë vlerësuar se ky zbulim në fushën Horse Hill është i një rëndësie shumë të madhe nëse krahasohet me afërsisht 45 miliardë fuçitë e prodhuara në 40 vjet në detin verior të Britanisë