Site icon Telegrafi

Afati për përgatitje të raportit për ‘impeachment’ skadon sot

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë me punë Komisioni për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky është vendimi i tretë i Komisionit, i cili nga votimi i Parlamentit për shtatë ditë duhet të përgatisë raport për atë se nëse propozimi i opozitës për ‘impeachment’ të presidentit është i bazuar ose jo. Afati për përgatitje të raportit skadon sot. Propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë të Ivanov e parashtruan deputetët e LSDM-së, ndërsa nga OBBRM-PDUKM theksojnë se janë kundër vendimit të Ivanovit por vlerësojnë se ai nuk është kundërkushtetues. /Telegrafi/

Exit mobile version