Site icon Telegrafi

Afati për aplikim për çmimin “Shkencëtari më i mirë i ri” skadon për 10 ditë

Edhe dhjetë ditë ka afat për aplikim në shpalljen publike për zgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri”, për vitin 2017, çmim që e ndan presidenti Gjorge Ivanov.

Thirrja publike është hapur më 31 dhjetor për gjithë personat deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultatet të rëndësishme shkencore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kusht për konkurrimin e të interesuarve është të kenë marrë çmim ose mirënjohje për punën shkencore dhe rezultatet e punës së tyre të jenë të publikuara.

Ndarja e këtij çmimi me iniciativë të presidentit Ivanov, ka për qëllim të ngrit zhvillimin dhe të stimulojë investimet në shkencë, të mbështesë institucionet shkencore dhe kuadrin e ri, por edhe të shpërblejë arritjet shkencore./Telegrafi/

Exit mobile version