Site icon Telegrafi

Afati mbyllet në mesnatë, deri më tash Gazmend Agusholli e vetmja kandidaturë e VV-së nga Peja

Lëvizja ‘Vetëvendosje’, e ka shtyrë afatin e pranimit të kandidaturave nga Këshillat e qendrave, deri sot në ora 24:00.

Shtyerja ka ardhur për shkak të kërkesave nga disa qendra se u duhet më tepër kohë.

Mirëpo, kjo duket se nuk ka ndryshuar asgjë në rastin e Pejës.

Deri më tash kur kanë mbetur edhe pak orë, Gazmend Agusholli është e vetmja kandidaturë nga Peja, e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

“Dr. Gazmend Agusholli, respektivisht emri i tij, nominimi i tij, është i vetmi që ka shkuar deri më tash. Presim deri në ora 24:00, mirëpo nuk priten ndryshime e lëvizje. E kam thënë edhe më parë, me 17 Tetor, Gazi po, por Gaz Agusholli do të jetë kryetar i Pejës. Agusholli do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës, pa dallim partish politike.”-konfirmon për ‘RADIO 1’, Berat Ganiqi – Zyrtar i lartë ligjor i VV-së dhe këshilltar politik i ministrit Liburn Aliu./RADIO 1/

Exit mobile version