Pandemia e coronavirusit po transformon gjithë kalendarin e futbollit, që gjithashtu mund të nënkuptojë hapjen dhe mbylljen e tregut të transferimeve më vonë.
Të gjitha ligat kryesore evropiane janë mbyllur shkaku i përhapjes së madhe të coronavirusit, ndërsa futbolli në Kinë dhe Amerikë gjithashtu është ndalur.
Është gjithnjë e më shumë e mundshme që Euro 2020 do të shtyhet në mënyrë që të lejojë ligat e brendshme, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës të përfundojnë deri në fund të qershorit.
Duke pasur parasysh këtë, tregu i transferimeve gjithashtu mund të zhvendoset për një kohë më të vonshme.
The coronavirus pandemic is transforming the entire football calendar, which could also mean the transfer market opening and closing later too https://t.co/SkyjvNnZm6 #SerieA #EPL #LaLiga #Ligue1 #Bundesliga pic.twitter.com/W5LchSwZJ1
— Football Italia (@footballitalia) March 15, 2020
Kështu, planet thuhet se do të ndryshonin dhe në vend të kohës nga fillimi i korrikut deri në gusht, do të shkonte në mes të shtatorit.
Ky lajm është dhënë nga mediumi i njohur La Nazione, ndërsa një gjë e tillë do të mirëpritej edhe nga drejtuesit e klubeve dhe vet lojtarët. /Telegrafi/