Telegrafi

Afati kalimtar i verës deri më tani: Mbi 240 transferime dhe 1.9 miliard euro të shpenzuara

Mbi 240 transferime kanë përfunduar me sukses deri më tani, duke arritur gjithsej në shumën prej më shumë se 1.9 miliard eurove të investuara.

Gazeta spanjolle Marca ka përpiluar një editorial me shpenzimet e kampionateve të mëdha, ku kanë filluar nga ai spanjoll, La Liga.

Në La Liga janë bërë gjithsej 57 transferime deri më tani. Nënshkrimi i Eden Hazardit, i cili u transferua në Real Madrid për 100 milionë euro konsiderohet transferimi më i shtrenjtë në La Liga, ndërsa Barcelona dhe Valencia shkëmbyen portierët, Jasper Cillessen dhe Neto.

Ekipet e La Ligas për 57 transferimet e kryera kanë shpenzuar gati 700 milionë euro.

Përveç shpenzimeve të mëdha të Bayern Munichut për blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico Madrid dhe rikthimit të Mats Hummels në Borussia Dortmund, Bundesliga ka më pak lëvizje.

Vetëm 30 transferime janë bërë nga skuadrat e Bundesligës, duke arritur në total 400 milionë euro shpenzime. Hernandez ishte më i shtrenjti me rreth 80 milionë euro, ndërsa Bayerni gjithashtu transferoi mbrojtësin Benjamin Pavard për 35 milionë euro. Dortmundi ka forcuar sulmin e tyre me Thorgan Hazard të Borussia Monchengladbach për 25 milionë euro.

Në mesin e pesë ligave më të mira në Evropë, Ligue 1 ka pasur lëvizjet më të vogla me më pak se 60 milionë euro të investuara në transferime.

Reims ka bërë nënshkrimin më të shtrenjtë, pasi ka paguar 15 milionë euro, për ta sjellë sulmuesin M’Baye Niang. Nënshkrimi i tij u bë zyrtar më 1 qershor dhe deri më sot është nënshkrimi më i shtrenjtë në Francë për sezonin 2019/20.

Kampionët e Ligue 1 po presin për arritjet e mundshme të Pablo Sarabia dhe Ander Herrera, ndërsa ata kanë nënshkruar me portretin e ri polak, Marcin Bulka.

Liga Premier e cila ka një periudhë ndryshe krahasuar me pjesën tjetër të ligave më të mëdha të Evropës, duke u hapur më 17 maj dhe mbyllur më 9 gusht afatin e transferime, tashmë janë në gjysmën e periudhës së transferimeve të tyre.

Kampionati anglez ka arritur deri më tani 20 nënshkrime, me gjithsej 305 milionë euro të shpenzuara.

Aaron Wan-Bissaka tek Manchester United i paguar 55 milionë euro është transferimi më i shtrenjtë deri më tani, ndërsa Andre Gomes i kushtoi 26 milionë euro Evertonin, si dhe lëvizja e Pablo Fornals në West Ham rreth 24 milionë euro, kanë qenë transferimet më tërheqëse deri tani në Ligën Premier.

Aston Villa ka qenë më e ngarkuara me nënshkrimet e Jota Peleteiro, Anwar El Ghazi, Wesley dhe Kortney Hause.

Serie A i ngjan Ligës Premier dhe Bundesligës në aspektin e parave të shpenzuara, ku shpenzuan më shumë se 360 milionë euro.

Kostas Manolas qëndron si lojtari më i shtrenjtë deri më tani, pasi mbrojtësi grek lëvizi nga Roma në Napoli për 36 milionë euro. Portieri Emil Audero ka shkuar nga Juventusi në Sampdoria, ndërsa Roma kanë transferuar përfundimisht Bryan Cristanten.

/Telegrafi/