Afati kalimtar i janarit zakonisht nuk e ka forcën e atij të verës, por shpesh herë di të na befasojë, me emra të mëdhenj që ndërrojnë mjedis, sikuese ndodhi.
Ky kalimtar ishte i hapur deri më mesnatën e 3 shkurtit në top ligat evropiane.
Ky afat ishte vendimtar edhe për disa nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Evropë. Telegrafi iu mbajti të informuar minutë pas minute me të gjitha transferimet që ndodhin në këtë muaj.
Më poshtë i gjeni transferimet që ndodhën në ditën e fundit.
Na ndiqni në Facebook, Instagram, TikTok, X dhe Threads.
Kaq nga ne për këtë afat kalimtar të janarit
Ky kalimtar ishte i hapur deri më mesnatën e 3 shkurtit në top ligat evropiane. Për transferimet që u kompletuar në momentet e fundit do t’iu mbajnë të informuar në vazhdim.
Zyrtare: Bennacer lojtar i Olympique Marseille
Marseille ka konfirmuar marrëveshjen me Milanin për Ismael Bennacer.
Sipas raporteve të ndryshme, marrëveshja është për një tarifë huazimi prej 1 milion euro, më pas ekziston një opsion për ta bërë atë të përhershme në korrik 2025 për 12 milionë euro të tjera plus 3 milionë euro bonuse.
𝐈𝐬𝐦𝐚𝐞̈𝐥 𝐁𝐞𝐧𝐧𝐚𝐜𝐞𝐫 𝐞𝐧 𝐁𝐥𝐞𝐮&𝐁𝐥𝐚𝐧𝐜 🔵⚪️
Le milieu de terrain international 🇩🇿 rejoint l’OM en provenance de l’AC Milan ✍️ pic.twitter.com/cQNctO2791
— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) February 3, 2025
Zyrtare: Noah Okafor te Napoli
Milani ka dërguar zyrtarisht Noah Okafor në Napoli në formë huazimi për 1.5 milion euro me opsion blerjeje në fund të sezonit për 23.5 milionë euro të tjera.
Napoli kishte kërkuar një zëvendësim pasi Khvicha Kvaratskhelia bëri transferimin te Paris Saint-Germain, por nuk arriti të binte dakord për kushtet me objektivat kryesorë si Karim Adeyemi të Borussia Dortmundit dhe Alejandro Garnacho të Manchester United.
Noah is proud to be one of us! 💪
Leggi la news: https://t.co/SijRTC6oYA
💙 #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeOkafor pic.twitter.com/pn71jDLIfx
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 3, 2025
Zyrtare: Victor Nelsson i bashkohet Romës nga Galatasaray
Galatasaray konfirmon se Victor Nelsson i bashkohet Romës në formë huazimi për 500,000 euro me opsion blerjeje për 10 milionë euro plus deri në 2 milionë euro bonuse.
🤝 Benvenuto alla Roma, Victor Nelsson! 🇩🇰
📄 https://t.co/sVzumAFWkP#ASRoma pic.twitter.com/xlJLwvFfPh
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 3, 2025
Zyrtare: Andre Silva i bashkohet Werder Bremenit
Andre Silva, futbollisti portugez 29-vjeçar, do të mbajë fanellën e Werderit deri në fund të sezonit, ku është i huazuar nga rivali i Bundesligës, RB Leipzig.
Silva është anëtar i Leipzig që nga viti 2021, por kohët e fundit ka luajtur gjithnjë e më pak, ndaj huazimi ishte një sekuencë logjike ngjarjesh.
Sulmuesi portugez kishte shërbyer edhe më parë në formë huazimi, kur ai kishte veshur fanellën e Real Sociedad gjatë viteve 2023 dhe 2024.
Tel ‘ka shumë gjasa’ të jetë nënshkrimi fundit i Tottenham
Mathys Tel ka shumë të ngjarë të jetë nënshkrimi i fundit i Tottenham Hotspur për sezonin e dimrit.
Ai pritet të nënshkruajë në formë huazimi nga Bayern Munich me një opsion për blerje.
Kevin Danso mbërriti nga Lens mbrëmjen e së shtunës, ndërsa Antonin Kinsky ka shijuar një fillim mbresëlënës pas transferimit të tij nga Slavia Pragë.
10 transferimet më të mëdha të afatit kalimtar të dimrit
Kanë mbetur më pak se dy orë larg përfundimit të afatit kalimtar dimëror në shumicën e ligave evropiane.
Ne ju sjellim një listë të 10 transferimeve më të mëdha të këtij dimri:
1/ Jhon Duran (Aston Villa – Al Nassr), 77 milionë euro
2/ Omar Marmoush (Eintracht – Manchester City), 75 milionë euro
3/ Khvicha Kvaratskhelia (Napoli – PSG), 70 milionë euro
4/ Xavi Simons (PSG – Leipzig), 50 milionë euro
5/ Wanderson Galeno (Porto te Al Ahli), 50 milionë euro
6/ Abukodir Husanov (Lens te Manchester City), 40 milionë euro
7/ Vitor Reis (Palmeiras te Manchester City), 37 milionë euro
8/ Luiz Henrique (Botafogo – Zenit), 33 milionë euro
9/ Santiago Gimenez (Feyenoord në Milan), 32 milionë euro
10/ Patrick Dorgu (Lecce në Manchester United), 30 milionë euro
Nicolo Fagioli drejt Fiorentinës
Fiorentina është në prag të finalizimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për të marrë me huazim mesfushorin e Juventusit, Nicolo Fagioli.
Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje që mund të bëhet i detyrueshëm në varësi të disa kushteve të caktuara.
Fagioli, i cili ka treguar potencial të madh në Juventus, do të bashkohet me Fiorentinën për pjesën e mbetur të këtij sezoni, por nëse Viola vendos ta blejë, atëherë duhet të paguajë 20 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.
🚨🟣 Fiorentina are closing in on deal for Nicoló Fagioli on loan deal from Juventus with buy option to become mandatory under certain conditions.
€20m package add-ons included. pic.twitter.com/VmCisTRqxY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2025
Joao Felix arrin në Milano për të kompletuar transferimin
Joao Felix, sulmuesi portugez ka mbërritur sonte në Milano për t’iu bashkuar AC Milanit me një marrëveshje huazimi deri në fund të këtij sezoni nga klubi anglez Chelsea.
Në një postim në X nga gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano, u konfirmua se Félix ka mbërritur në Milano për të plotësuar transferimin e tij në ekipin italian.
Ky transferim është bërë në një kohë kur AC Milan kërkon të përmirësojë sulmin e tyre në Serie A, pasi aktualisht renditet në vendin e tetë.
🔴⚫️🛬 João Félix has just landed in Milano to join AC Milan! @AntoVitiello 🇵🇹pic.twitter.com/HPSQjvnvVQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 3, 2025
E kryer, Milan dhe Monza arrijnë marrëveshje për Bondon
Media të shumta në Itali raportojnë se Milani tani ka një marrëveshje me Monzën për të nënshkruar me mesfushorin qendror Warren Bondo.
Sipas Matteo Moretto, do të jetë një transferim i përhershëm për Bondo, i cili do t’i kushtojë Milanit rreth 10 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.
Aston Villa ka rënë dakord për huazimin e Axel Disasi nga Chelsea
Aston Villa ka rënë dakord për një marrëveshje me Chelsean për të nënshkruar në formë huazimi me Axel Disasin.
Aston Villa do të paguajë një tarifë prej rreth 6 milionë euro dhe do të paguajë pagat e tij.
Sky Sports News kupton se Aston Villa po punon shumë për të arritur marrëveshjen para mbylljes së afatit.
Eintracht Frankfurt konfirmon nënshkrimin e Michy Batshuayi nga Galatasaray
Eintracht Frankfurt ka njoftuar për Michy Batshuayin si nënshkrimin e tyre të fundit në ditën e fundit nga Galatasaray .
Ai ka nënshkruar një kontratë që skadon në fund të qershorit të vitit 2027 me klubin gjerman.
Skuadra e Bundesligës thuhet se ka paguar një tarifë prej rreth 3 milionë euro për nënshkrimin e sulmuesit belg.
Eintracht Frankfurt verpflichtet @mbatshuayi! 🦅✍️
Der Stürmer wechselt mit sofortiger Wirkung vom Galatasaray SK nach Frankfurt, wo er einen Vertrag bis zum 30. Juni 2027 unterschrieben hat.
Zur Meldung: https://t.co/5cOpygr7LU#SGE pic.twitter.com/Fsbrxym5DH
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) February 3, 2025
Barcelona po përpiqet të nënshkruajë me një lojtar pa u mbyll afati kalimtar
Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona po përpiqet të nënshkruajë me një lojtar në huazim para mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.
Megjithatë, ekziston një ndjenjë se klubit po i mbaron koha dhe shanset për këtë marrëveshje nuk duken aq optimiste tani.
Kjo vjen pasi Joan Laporta la të kuptohet për një transferim, në një deklarata që dha gjatë ditës.
Barça nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar në afatin e dimrit, por mbetet për t’u parë nëse kjo do të ndryshojë përpara mbylljes.
Zyrtare: Juventusi nënshkruan me mbrojtësin anglez Lloyd Kelly nga Newcastle
Juventusi ka përfunduar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të Newcastle United, Lloyd Kelly për një tarifë totale prej 17.5 milionë euro plus bonuse.
Qendërmbrojtësi fluturoi mbrëmë drejt Torinos dhe iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në qendrën J-Medical.
Një deklaratë zyrtare konfirmoi detajet financiare të marrëveshjes, pasi Juventus do të paguajë një tarifë prej 3 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit me një detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte të lehta për t’u arritur në korrik 2025 për 14.5 milionë euro të tjera.
Zyrtare: Chukwuemeka kalon te Borussia Dortmund
Lojtari i Chelseat, Carney Chukwuemeka, ka mbërritur në Borussia Dortmund në formë huazimi deri në fund të sezonit.
21-vjeçari ka luajtur vetëm në pesë ndeshje për Chelsean këtë sezon, katër në Ligën e Konferencës dhe një në Kupën e Ligës.
Ai luajti gjithsej 130 minuta. Chukwuemeka është mesfushor, dhe ai mbërriti te Chelsea në verën e vitit 2022 në një transferim prej 18 milionë eurosh nga Aston Villa.
Në 32 paraqitje për klubin londinez, ai shënoi dy gola dhe dha një asistim.
1️⃣ Carney ist Borusse 7️⃣ pic.twitter.com/DexxHqX6Rx
— Borussia Dortmund (@BVB) February 3, 2025
Zyrtare: Biraghi i bashkohet Torinos nga Fiorentina
Mbrojtësi italian, Cristiano Biraghi ka kompletuar transferimin te Torino nga Fiorentina.
🆕
Cristiano Biraghi
1 settembre 1992, Cernusco sul Naviglio
Difensore, Torino Football Club pic.twitter.com/HvfdbAhu2D— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) February 3, 2025
Benfica konfirmon transferimin e Andrea Belottit nga Como
Benfica ka konfirmuar ardhjen e sulmuesit italian Andrea Belotti në formë huazimi nga Como.
Belotti është bashkuar në formë huazimi deri në fund të sezonit 2024/25, pa pasur asnjë mundësi blerjeje.
Sulmuesi 32-vjeçar do të luajë jashtë skenës së futbollit italian për herë të parë në karrierën e tij.
Belotti bëri 19 paraqitje për Como këtë sezon, duke shënuar dy gola në të gjitha garat.
🇮🇹 𝐁𝐞𝐥𝐨𝐭𝐭𝐢 1️⃣9️⃣ pic.twitter.com/Nr7350zngk
— SL Benfica (@SLBenfica) February 3, 2025
Aston Villa konfirmon afrimin e Marco Asensio
Aston Villa ka njoftuar nënshkrimin me Marco Asensio si huazim nga Paris Saint-Germain.
“Aston Villa është e lumtur të njoftojë nënshkrimin në huazim të tri herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Marco Asensio nga PSG”, shkroi klubi në një deklaratë.
Asensio i bashkohet Aston Villas deri në fund të sezonit 2024/25.
Aston Villa is delighted to announce the loan signing of three-time Champions League winner Marco Asensio from Paris Saint-Germain. pic.twitter.com/D1fALCklqf
— Aston Villa (@AVFCOfficial) February 3, 2025
Zyrtare: Portieri i Kosovës U21, Mustafë Abdullahu do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2, kalon te Karlsruher
Mustafë Abdullahu është zyrtarisht i huazuar te Karlsruher në Gjermani nga Tirana.
Portieri Mustafë Abdullahu i bashkohet Karlsruher SC në formë huazimi deri në fund të sezonit me opsion blerjeje.
Zyrtare: Mërgim Vojvoda, lojtar i ri i Comos
Como 1907 ka konfirmuar nënshkrimin me Mërgim Vojvodën me kontratën që e lidh me klubin italian deri në vitin 2028.
Mbrojtësi kosovar me përvojë i bashkohet Comos nga Torino ku ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin torinez.
I lindur në Belgjikë, Vojvoda ka luajtur më parë me klube si Standard Liège, dhe Royal Excel Mouscron.