Telegrafi

Afati i fundit për deklarimin e të ardhurave publike është 15 marsi

Zëdhënësja e Drejtorisë për të Ardhurat Publike (DAP), Vesna Novakoviç, deklaron për Tv 21 se procedura e deklarimit të të ardhurave nuk është aq e thjeshtë, prandaj edhe do të punohet me orar të shtuar deri ora 18, përfshirë të shtunat, për të ndihmuar qytetarët që deri më 15 mars, kur është afati i fundit i paraqitjes, t’i deklarojnë të ardhurat vjetore, transmeton Telegrafi.

Sipas Novakoviçit, një pjesë e të hyrave paraqiten edhe në kuadër të vitit kalendarik, megjithatë qytetarët obligohen që të njëjtat t’i paraqesin edhe në raportin vjetor të tatimeve.

Ndryshe, DAP-i bën thirrje që të deklarohen të ardhurat vjetore deri në javën që vjen, në të kundërtën do të pasojnë masat ndëshkuese. Sipas kësaj drejtorie , deri më sot këtë obligim ligjor e kanë kryer mbi 185 mijë qytetarë, 950 nga të cilët e kanë kryer në mënyrë elektronike.