Site icon Telegrafi

Afaristi Piraj rrit për 5 për qind pagën, thotë se do të jep rrogën e 13-të dhe 14-të

Burim Piraj, pronar i Meka Halal Food | Foto: Facebook

Afaristi Burim Piraj njofton se ka vendosur që t’i rrisë për 5 për qind pagat e punëtorëve të tij.

Sipas Pirajt, rritja e vjen në saje të përmbushjes së planit të punës.

Po ashtu, ai thotë se do ta jep rrogën e 13-të dhe 14-të.

“Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara, sot kam marr vendim që nga 1 nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në Meka Halal Food për 5 për qind. Paga e 13-të plus 14-të vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100 për qind”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë, biznesmeni Ramiz Kelmendi ka njoftuar se u ka rritur pagesën mujore të gjithë punonjësve të kompanisë së tij në vlerë fillestare 5 për qind.

Kelmendi tregon se këtë vendim e ka marrë duke parë fluksin e rritjes së çmimeve në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version