Site icon Telegrafi

Afaristi nga Maqedonia ka humbur jetën në Istër, pas një aksidenti të tmerrshëm

Një afarist nga Maqedonia dhe shoku i tij nga Zagrebi, kanë humbur jetën në një fatkeqësi në komunikacion çka ka ndodhur gjatë kësaj fundjave në qendrën Medulin, në vendin më të njohur në Istër, Kroaci.

Sipas mediave të atjeshme, në fatkeqësi e cila ka ndodhur në orën 2:00 pas mesnatës, jetën e ka humbur 47 vjeçari nga Zagrebi, i cili ka drejtuar me makinën “Forf Mondeo” dhe 43 vjeçari, partneri i tij në biznes nga Maqedonia.

Me shpejtësi të madhe kanë goditur në një shtyllë për ndriçim.

Me ndihmën e zjarrfikësve trupat e të vdekurve janë nxjerrë nga automjeti./Telegrafi/

Exit mobile version